Pfizer kufizon dërgesat e vaksinave në Europë, do të riorganizojë prodhimin për të rritur kapacitetin

Mos i humb

Kompania Pfizer përkohësisht do të kufizojë dërgesat e vaksinave në Europë, kryesisht për vendet e BE dhe Britaninë e Madhe për shkak të riorganizimeve të brendshme.

Sipas Financial Times, e para që e vuri re diçka të tillë ishte Norvegjia, ku Instituti i Shëndetit deklaroi se kompania i kishte thënë që javët e ardhshme vendit do i vinin 18% doza më pak.

Kjo do të jetë e përkohshme pasi Pfizer do të riorganizojë prodhimin për të rritur kapacitetin vjetor të parashikuar nga 1.3 bilion doza në 2 bilion doza për shkak të kërkesës së madhe për vaksinë.

Kjo pritet të jetë periudha fund janari deri në shkurt, teksa nga shkurti dhe marsi pritet një rritje e dërgimit të dozave të vaksinës ndaj COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit