Picula: Kosova dhe BE-ja duhet të qëndrojnë afër njëra-tjtetrës

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka pritur në takim delegacionin e Parlamentit Europian, të kryesuar nga Tonino Picula, i cili po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në mbledhjen e Pestë të Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Europian.

Kryeparlamentari Veseli theksoi edhe njëherë që se shpejti edhe qytetarët e Kosovës do të levizin pa viza.

“Falenderoj per perkrahjrn qe kane dhene per liberalizimib e vizave për qytetarët e Kosovës. Këta janë ata që në baza ditore kanë punuar edhe atëherë kur ka qenë progres edhe tani kur jemi në situaten me të afertë”, tha Veseli duke shpresuat qe qytetaret tane si gjithe qytetaret e tjere te vendit të udhëtojnë pa viza.

Ndërsa Picula u shpreh se Kosova dhe BE-ja duhet të qëndrojnë afër dhe ta përkrahin njëra-tjetrën.

Ky delegacion PE-së po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në mbledhjen e pestë Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili do të mbahet sot./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit