PIKËNISJA E LARGIMIT NGA STACIONI I PIKËLLIMIT

Mos i humb

Kur e gjen veten të pikëlluar dhe lotët e nxehtë të rrjedhin si lumë nëpër faqe rikujto:

Ka të tjerë që janë në pikëllim më të thellë se ti.

Se çdo problem e ka edhe zgjidhjen e vet, prandaj kërko nga Allahu që të të udhëzojë deri tek ajo.

Se Allahu nuk të ka privuar nga diçka, përveçse për të të dhënë diçka më të mirë.

Se jeta nuk ndërpritet asnjëherë për shkak të një situate që e kalon apo me një dhembjen që e përjeton.

Se pikëllimi është i porsalinduri i vetëm, që me kalimin e kohës zvogëlohet e ti mos e rrit duke u koncentruar në të.

Se të suksesshmit janë ata që sfidat dhe situatat e jetës i shohin thjesht si probleme të përditshme jetësore dhe gjë normale.

Pikënisja e largimit nga stacioni i pikëllimit: Pyete veten se çfarë do tani? Dhe mendo rreth asaj që e do e të bën të lumtur dhe koncentrohu në të.

Dhe lexoje lutjen e largimit të brengave dhe mërzisë me përulje dhe ki mendim të mirë për Allahun: “O Allah! Unë kërkoj të më mbrosh nga brenga dhe mërzia, nga pafuqia dhe dembelizmi, nga frika dhe koprracia, nga zhytja në borxhe dhe nëpërkëmbja e njerëzve.” [1]

[1] Buhariu (6369)

Nga arabisht: Irfan JAHIU

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit