Pispili me Kungull Vjeshte

Mos i humb

Recetat tradicionale nuk dalin kurrë jashtë preferencave, pavarësisht sa shumë i konsumoni.

Madje duket sikur sa më shumë kalon koha, aq më të vyera e të kërkuara bëhen kudo.

Shijet e thjeshta e shumë natyrale të gatimeve të vjetra përveçse të shijshme, janë edhe shumë të shëndetshme.

Këtu futet edhe pispilia me të gjithë llojet e përgatitjes së saj.

Në recetën e sotme nga AgroWeb.org, ju tregojmë mënyrën vjeshtore të përgatitjes së saj.

Përzgjidhni kungullin e vjeshtës, pasi është ndër perimet më të freskëta që do të gjeni në treg dhe shija e tij e mirë rikthehet vetëm në një periudhë të vitit.

Për ta përgatitur fare lehtë pispilinë më të mirë të stinës, ndiqni këshillat e AgroWeb.org hap pas hapi.

Përbërësit

  • 500 gr kungull vjeshte
  • 1 filxhan çaji vaj ulliri
  • 4 filxhanë çaji miell misri
  • 1 kokërr vezë
  • 2 lugë gjelle djathë i thërrmuarr
  • kopër ose nenexhik

Përgatitja

Lani dhe pastroni mirë kungullin e vjeshtës e më pas priteni në fije apo copëza të vogla.

Hidheni në një tigan dhe skuqeni në nxehtësi mesatare për disa minuta, derisa të marrë ngjyrë.

Më pas hiqini nga zjarri dhe shtoni një fetë djathë të bardhë të thërrmuar, kripë, vezë, kopër ose nenexhik.

Përzierja lihet të ziejë derisa të ngelet me pak lëng.

Në një tenxhere hidhni më tepër se gjysmën e miellit të misrit.

Shtoni ujë të nxehtë, kripë, vaj ulliri dhe përgatisni brumin, paska kremoz.

Brumin hidheni në një tavë mesatare të lyer me pak vaj ulliri.

Mbi të hidhni masën e kungullit të vjeshtës dhe mbulojeni me një shtresë mielli misri (hidheni me anë të sitës apo me duar).

Spërkateni me qumësht ose ujë që të njomet mielli.

Në fund spërkateni me disa pika vaj ulliri apo gjalpë të freskët dhe futeni të piqet në furrë me temperaturën 200 gradë C për 40-50.

Derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë e më pas shërbejeni të ngrohtë me pak kos.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit