Pjerin Ndreu në SPAK, kreu i bashkisë së Lezhës: Në hetim, por jo i akuzuar

Mos i humb

Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK.

Pas daljes nga SPAK, Ndreu ka dhënë një komunikim të shkurtër për mediat.

Ai u shpreh se paraqitja e tij në SPAK nuk ka lidhje aspak me korrupsionin, por thjesht është një kallëzim politik.

“Zero shkelje procedura, zero dëm ekonomik. Ka një problem ku PD e Lezhës nuk është dakord t’i bëjmë trotuarin Lezhës, për të shpëtuar njerëzit. J

am në cilësinë e personit nën hetim, vepra penale e shpërdorimit të detyrës.

Pra thashë është kallëzim politik dhe nuk ka të bëjë me korrupsion apo shkelje të barazisë në tenderë”, ka thënë ai pas daljes nga ambientet e SPAK.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit