Plagosi Edis Reçajn në Shkodër, kapet autori! Pamjet kur nxirret nga hoteli ku fshihej

Mos i humb

Autori i dyshuar i plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçaj në Shkodër 10 ditë më parë, ka rënë në prangat e policisë.

E.S., i cili ishte shpallur në kërkim, fshihej në një hotel në lagjen “Mark Lula”.

29-vjeçari dyshohet se më datë 19.04.2022, në lagjen Perash, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, Edis Reçajn, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Po ashtu, e ka “pësuar” edhe pronari i hotelit ku fshihej autori.

Gj. D., 59 vjeç u mor nën hetim në gjendje të lirë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor”, pasi nuk kreu procedurat e nevojshme për regjistrimin dhe lëshimin e kuponit tatimor për shërbimin e ofruar në subjektin (hotelin) që administronte.

Si ndodhi ngjarja?

I plagosuri dhe autori kanë qenë së bashku në të njëjtin automjet dhe pas një debati mes njëri-tjetrin, autori e ka qëlluar me plumb në këmbë 28-vjeçarin. I riu morri plumb në këmbë dhe më pas iu drejtua spitalit të Shkodrës. Njoftimin për plagosjen e tij e ka dhënë reparti i urgjencës dhe më pas nisën kërkimet për autorin.

Në dëshminë e tij në ambientet e spitalit, përpara policisë, 28-vjeçari ka thënë se nuk e njeh personin që e ka qëlluar. “Autori ka qenë me kapuç të zi në kokë, erdhi nga mbrapa dhe më ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi. Nuk kam konflikte me asnjë person apo probleme me persona të tjerë”, ka deklaruar 28-vjeçari.

I plagosuri Reçaj nuk është person me precedent penal, por rezulton se është nipi i Edmir Alisë, shtetas që kishte probleme me drejtësinë, i ekzekutuar në vitin 2014.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit