Plagosi me armë 20-vjeçarin në dhomën e hotelit, arrestohet autori

Mos i humb

TIRANE– Vihet në pranga një muaj pas më shumë se një muaj Markeljan Beqiri pasi akuzohet se tentoi të vrasë me armë zjarri Arni Sulejmanin 20-vjeç. Ngjarja ndodhi në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.

Për Beqirin, gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi akuzohet për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.

Prangosja e tij është bërë në aksin rrugor Linzë-Surrel, kur ai ka qenë duke lëvizur me makinë. Policia kishte marrë informacione se Beqiri ishte në këtë zonë dhe ka bërë të mundur prangosjen e tij.

Markelian Beqiri akuzohet se në datën 09 Dhjetor 2021, në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri Sulejmanin, i cili mbeti i plagosur.

Pas ngjarjes 26-vjeçari u largua, ndërsa në pranga ra 22-vjeçarja Anxhela Brisku, pasi pas ngjarjes mori armën dhe e fshehu. Po ashtu u arrestua edhe një 66-vjeçar i cili e strehoi të renë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit