Plagosi me thikë 5 besimtarë, avokati i Rudolf Nikollës i kërkon gjykatës shtrimin në spital psikiatrik

Mos i humb

Avokati i Rudolf Nikollës, Isuf Shehi kërkon që klienti i tij të shtrohet në një spital për të sëmurët me probleme të shëndetit mendor. Shehi në një kërkesë drejtuar gjykatës që e la në burg 34-vjeçarin që plagosi 5 besimtarë me thikë, parashtron se klienti i tij ka nevojë për kurim.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 19 prillit 2021, kur 34-vjeçari Rudolf Nikolla hyri në xhaminë “Dine Hoxha” pranë rrugës së Kavajës në Tiranë dhe plagosi me thikë 5 besimtarë. Autori u la në burg, ndërsa familja deklaroi se ai kishte kohë që vuante nga depresioni dhe pretendonte se kishte njerëz që e ndiqnin.

Të plagosurit për fat të mirë janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Ata ishin duke kryer ritualin e faljes në xhami në orarin e drekës, në momentin kur Nikolla hyri me thikën e bukës për ti qëlluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit