VEPRA TË MIRA NË RAMAZAN

Mos i humb

  1. Namazi farz (i detyruar).
  2. Agjërimi i Ramazanit.
  3. Namazi i teravive.
  4. Përshpejtimi i iftarit.
  5. Vonimi i syfyrit.
  6. Shqiptimi i fjalës: “Subhane Melikil-Kuddus (I Lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi, i Shenjti dhe i Pastri nga çdo e metë)”; tri herë pas namazit të vitrit (pasi të jepet selam).
  7. Falja e suneteve revatib (të rregullta që falen para dhe pas farzit).
  8. Falja e namazit të Duhasë.
  9. Dhënia e sadakasë.
  10. Tehlili – shqiptimi i fjalës la ilahe il-lallah (nuk i takon askujt adhurimi me të drejtë, përveç Allahut).
  11. Tesbihi – shqiptimi i fjalës subhanallah (i Lartësuar qoftë Allahu).
  12. Tehmidi – shqiptimi i fjalës elhamdulilah (falënderimi i takon Allahut).
  13. Tekbiri – shqiptimi i fjalës Allahu ekber (Allahu është më i Madhi).
  14. Shqiptimi i fjalës “la haule ue la kuvete il-la bilah” (nuk ka ndryshim e as forcë pa lejen dhe ndihmën e Allahut).
  15. Përsëritja e fjalëve të myezinit gjatë thirrjes së ezanit.
  16. Istigfari (kërkimfalja).
  17. Duaja.
  18. Dërgimi i salavateve për Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të.
  19. Leximi i Kuranit.
  20. Meditimi dhe përsiatja e Kuranit.
  21. Nxënia përmendsh e Kuranit.
  22. Mësimi i Kuranit së bashku me dikë tjetër.
  23. Leximi i komentit të Kuranit.
  24. Të mësuarit e Kuranit të tjerëve, e në veçanti fëmijëve suren El-Fatiha.
  25. Pendimi dhe kthimi kah Allahu.
  26. Respektimi i prindërve.
  27. Respektimi i lidhjeve farefisnore.
  28. Mbajtja e lidhjeve me shokët e prindërve.
  29. Fisnikërimi i mysafirit.
  30. Përcjellja e mysafirit.
  31. Sjellja e mirë me fqinjët.
  32. Përhapja e selamit.
  33. Dhënia ushqim.
  34. Fjala e mirë.
  35. Shqiptimi i dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes.
  36. Shqiptimi i dhikrit që thuhet nëpër situata dhe gjendje të ndryshme.
  37. Fjetja me abdes.
  38. Guslli i xhumasë.
  39. Parfumosja për xhuma.
  40. Nisja më herët për në xhami për namazin e xhumasë.
  41. Afrimi afër imamit.
  42. Plotësimi i vendeve të zbrazëta.
  43. Plotësimi dhe rregullimi i safave.
  44. Buzëqeshja.
  45. Meditimi në shenjat e Allahut në kozmos.
  46. Përballimi i dhembjeve që t’i shkaktojnë myslimanët dhe durimi me ta.
  47. Sjellja e mirë me njerëzit.
  48. Butësia dhe mosngutja.
  49. Fytyrëqeshja.
  50. Përmbajtja e zemërimit dhe e hidhërimit.
  51. Realizimi i premtimit.
  52. Falja e namazit të pendimit (teubes).[1]
  53. Falja e dy rekateve pas marrjes së abdesit.
  54. Këshilla dhe udhëzimi.
  55. Mësimi i të paditurit.
  56. Thirrja në të mirë.
  57. Ndalimi nga e keqja.
  58. Ndihma dhe mbështetja e atij që i është bërë padrejtësi.
  59. Ulja e shikimit.
  60. Vizita e vëllezërve myslimanë për hir të Allahut.
  61. Prezentimi në xhenaze (falja e namazit të të vdekurit dhe përcjellja e xhenazes).
  62. Ngushëllimi i familjes së të vdekurit.
  63. Vizita e të sëmurëve.
  64. Përgjigjja e ftesës së ftuesit.
  65. Ngushëllimi i të pikëlluarit.
  66. Pritja e namazit pas namazit.
  67. Prezentimi në mexhliset e dijes nëpër xhamia.
  68. Respektimi i dijetarëve.
  69. Kundërshtimi i dyshimeve.
  70. Përhapja e sunetit të Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të.
  71. Dhënia e dhuratave.
  72. Përshëndetja e myslimanit për dore, duke kërkuar me të Fytyrën e Allahut.
  73. Respektimi i të moshuarve.
  74. Larja e borxhit.
  75. Dhënia borxh nevojtarit.
  76. Shtyrja e afatit të kthimit të borxhit atij që ka vështirësi ta kthejë.
  77. Falja e borxhit ose lehtësimi i tij.
  78. Nxitimi në larjen e borxhit të atyre që nuk kanë mundësi t’i kthejnë borxhet, si dhe larja e faturave të nevojtarëve.
  79. Ndërmjetësimi i drejtë dhe i mirë.
  80. Lehtësimi duke ia kthyer mallin e blerë atij që e blen një mall dhe më pas dëshiron ta kthejë.
  81. Largimi i pengesave në rrugë.
  82. Toleranca në shitje dhe në blerje.
  83. Mbulimi i të metave të myslimanëve.
  84. Përkujdesja për jetimin.
  85. Përkujdesja për gratë e veja.
  86. Ndërtimi i xhamive.
  87. Udhëzimi për në hair dhe mirësi.
  88. Botimi i librave.
  89. Përhapja e dijes së dobishme nëpër rrjete sociale dhe internet.
  90. Mësimi i tjetrit dhe dëgjimi i këshillave.
  91. Ndihma dhe lehtësimi i tjetrit për t’u martuar.
  92. Paqësimi në mes dy të armiqësuarve.
  93. Shoqërimi i njerëzve të mirë.
  94. Lënia e vakëfit.
  95. Kryerja e umres.
  96. Dashuria për hir të Allahut.
  97. Falja.
  98. T’i ndihmosh një zanatliut ose t’ia mësosh një zanat një të padituri (i paditur e ka për qëllim atë që nuk ka asnjë zanat që nga ai zanat të përfitojë), ta ushtrosh pa të holla ose t’ia mësosh punën.
  99. Futja e gëzimit në shpirtin e tjetrit.
  100. Dhënia ushqim të varfërve dhe të ngratëve.
  101. Fërkimi i kokës së jetimit.
  102. Përkujdesja për abdesin.
  103. Kujdesi për vajzat dhe motrat.
  104. Shpenzimi për gruan dhe fëmijët.
  105. Respektimi i burrit dhe nderimi i tij.
  106. Përkujdesja për shtëpinë (nga gruaja).
  107. Pastrimi i xhamive.
  108. T’u japësh ujë njerëzve.
  109. Mirënjohja dhe falënderimi i tjetrit për bamirësinë e bërë ndaj teje.
  110. Shpërblimi i atij që të ka bërë mirë dhe lutja për të.
  111. Të qarët nga frika e Allahut.
  112. Të kërkosh nga Allahu që të biesh dëshmor.
  113. Ulja bashkërisht për të ngrënë.
  114. Veshja e rrobave me ngjyrë të bardhë.
  115. Ngjyrosja e flokëve të thinjura (përveç ngjyrës së zezë, e cila nuk lejohet).
  116. Mbjellja e një peme me nijet të mirë.
  117. Kryerja e nevojave të myslimanëve.
  118. Kërkimfalja për myslimanët dhe myslimanet.
  119. Ruajtja e nderit të gruas.
  120. Llogaritja në shpërblimin e Allahut për bërjen e rukjes.
  121. Larja e xhenazes dhe qefinosja e saj, duke llogaritur në shpërblimin e Allahut.
  122. Përgëzimi i myslimanit për ndonjë begati.
  123. Të shkruarit e vasietit (testamentit) me të drejtë.
  124. Veshmbathja e myslimanit.
  125. Veshja e këpucëve duke filluar me këmbën e djathtë.
  126. Zhveshja e këpucëve duke filluar me të majtën.
  127. Pirja e ujit ulur.
  128. Rikujtimi i shehadetit (fjalës la ilahe il-lallah) atij që është në prag të vdekjes.
  129. Të filluarit e çdo pune të hairit me emrin e Allahut (me Bismilah).
  130. Përkujdesja për ta përdorur misvakun.
  131. T’ia kthesh borxhin atij që ia ke pasur borxh dhe ta shpërblesh për bamirësinë ndaj teje.[2]
  132. Falja e namazit të istihares.
  133. Sexhdeja e falënderimit.
  134. Ndryshimi i betimit për ndonjë dobi sheriatike duke e shpaguar atë.
  135. Të ndihmuarit e familjes në shtëpi.
  136. Ecja për në xhami.
  137. Marrja e sutres për namaz.
  138. Zbukurimi i zërit gjatë leximit të Kuranit.
  139. Kërkimi i lejes për të hyrë brenda.
  140. Vendosja e dorës mbi gojë kur ndonjërit i hapet goja.
  141. Qëndrimi në xhami pas faljes së namazit të sabahut e deri në lindjen e diellit.
  142. Urdhërimi i familjes dhe i fëmijëve për ta falur namazin.
  143. Falja e dy rekateve kur të hysh në shtëpi dhe dy rekate para se të dalësh nga shtëpia.
  144. Fërkimi i fytyrës me dorë kur të ngrihemi nga gjumi për namaz nate dhe leximi i ajeteve të fundit të sures Ali Imran.
  145. Plotësimi i abdesit.
  146. Thënia e fjalës “Jerhamukallah” (Allahu të mëshiroftë) kur tjetri teshtin dhe thotë “Elhamdulilah” (Falënderimi i takon Allahut).
  147. Udhëzimi i nevojtarit duke ia treguar mënyrën se si të arrijë deri tek ajo që e kërkon.
  148. Bërja e gjumit me abdes.
  149. Shoqërimi i të vetmuarit (atij që ka telashe).
  150. Strehimi i të huajit.
  151. Parfumosja e xhamive.
  152. Shpërndarja dhe radhitja e mus’hafave nëpër xhami.
  153. Përhapja e dijes nëpër faqe interneti, kanale televizive, satelitore dhe radio.
  154. Mbajtja e mësimeve, e ligjëratave dhe e seminareve shkencore.
  155. Huazimi i rrobave, arit për zbukurim, enëve dhe mjeteve elektronike dhe çdo gjëje të dobishme.
  156. Formimi dhe ngritja e shoqatave dhe e organizatave bamirëse.
  157. Shpenzimi për kërkuesit e dijes dhe përkujdesja për ta.
  158. Përgatitja e librave dhe e programeve për fëmijët e myslimanëve.
  159. Përcjellja e dijes me amanet: “Allahu ia ndriçoftë fytyrën atij që e dëgjon thënien time, e kupton atë dhe e mëson përmendsh dhe ua përcjell të tjerëve.”[3]
  160. Mbrojta e nderit të myslimanëve.
  161. Dëgjimi i Kuranit.
  162. Dhënia e shpërblimeve dhe nxitja e njerëzve për marrje të dijes dhe mirësi.
  163. Butësia dhe sjellja e mirë me fëmijët.
  164. Rikujtimi i të tjerëve në lidhje me afrimin e rasteve apo kohëve të hairit.
  165. Ruajtja e amaneteve dhe kthimi i tyre.
  166. Kurimi i të sëmurëve duke llogaritur në shpërblimin e Allahut.
  167. Bamirësia ndaj kafshëve dhe zogjve.
  168. Përpjekja në adhurime në dhjetëshin e fundit të Ramazanit.
  169. Ngritja e familjes nga gjumi natën për namaz nate.
  170. Qëndrimi në itikaf.
  171. Kërkimi i natës së Kadrit (në dhjetëshin e fundit).
  172. Përpjekja në adhurime në natën e Kadrit.
  173. Lutja e Allahut për falje në këtë natë dhe shpeshtimi i lutjes: “O Allahu im! Ti je Falës, e do faljen, andaj më fal mua.”[4]

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

Dr. Muhamed Salih el-Munexhid

Libri “Sezonet e adhurimit” ( i përkthyer në gjuhën shqipe)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit