Policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar që dy ditë më parë plagosi me thikë në afërsi të zemrës 27-vjeçarin Endri Nekaj.
Dy të rinjtë janë konfliktuar dhe më pas D.B 26-vjeç plagosi me thikë Endri Nekajn. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spital ndërsa iu komunikua aty masa e arrestit me burg “për vrasje e mbetur në tentativë”.
Nekaj u arrestua pasi ka tentuar të shtyp me makinë personin e identifikuar me inicialet D.B pas një konflikti të çastit.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ndaluan, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 29.03.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. N. (A), 27 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


