Plagosja në dhomën e hotelit/ Kapet 32-vjeçari i shpallur në kërkim, autori ende në arrati

Mos i humb

Tefik Shehu, njëri nga personat e përfshirë në plagosjen me armë të nodhur më nënëtë dhjetor në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë është arrestuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim T. Sh., 32 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 10.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.12.2021, në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar”, sipas policisë.

20-vjeçari që mbeti i plagosur është identifikuar si Arni Sulejmani dhe e ka marrë plumbin në zonën e bërrylit.

Ai është qëlluar dhe plagosur nga 26-vjeçari Markeljan Beqiri, banues në Durrës, i cili është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe ndodhet ende në arrati.

Policia tha se në pranga kanë rënë Anxhela Brisku, dyshohet transgjinore dhe Enver Hysenaj.

22 vjeçarja Anxhela Brisku akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”, pasi sipas policisë, kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit.

Ndërkohë Enver Hysenaj, 66 vjeç, akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen Anxhela Brisku, ndërkohë që ka pasur dijeni për ngjarjen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit