Plani amerikan i paqes në Lindjen e Mesme do të shpaloset pas Ramazanit

Mos i humb

Plani i paqes i Lindjes së Mesme, i cilësuar si një zgjidhje për konfliktin midis Palestinës dhe Izraelit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump, do të shpaloset pas muajit të Ramazanit, tha dhëndri i Trump, Jared Kushner, njëherësh këshilltar i lartë i tij.

Teksa Kushner nuk dha detaje se çfarë përfshin plani, ai tha se ai “do të ketë kompromise të forta për të dyja palët”.

Kushner iu referua zgjidhjes me dy shtete, një kornizë e propozuar për zgjidhjen e konfliktit, duke thënë se përpjekjet e bëra në të kaluarën nuk kanë funksionuar.

“Ne kemi shqyrtuar të gjitha përpjekjet e kaluara dhe se si ato dështuan dhe pse dështuan”, tha Kushner në një intervistë në samitin TIME 100 në New York.

“Mendoj se nëse njerëzit përqëndrohen në pikat tradicionale të të folurit, ne kurrë nuk do të bëjmë përparim”, shtoi ai.

Plani do të zbulohet në fillim të qershorit, kur të përfundojë Ramazani.

Kudsi mbetet thelbi i konfliktit Izrael-Palestinë, në të cilin palestinezët shpresojnë që Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli nga viti 1967, mund të shërbejë përfundimisht si kryeqyteti i një shteti të ardhshëm palestinez.

Trump ka paralajmëruar “marrëveshjen e shekullit” që nga marrja e detyrës në vitin 2017, ndërsa për planin kanë punuar Kushner dhe Jason Greenblatt, i dërguari special i Trump në Lindjen e Mesme.

David Friedman, ambasadori i SHBA-së në Izrael, ka zbuluar disa aspekte të planit.

Sipas tij, Izraeli do të fitonte kontroll të sigurisë mbi Bregun Perëndimor, i cili është territor i pushtuar.

Në rast të realizimit, ai do të ishte i ngjashëm me hapat që Trump ka bërë gjatë presidencës së tij për të izoluar më tej palestinezët gjatë procesit.

Vitin e kaluar, SHBA shkurtoi të gjitha fondet e saj për UNRWA, e cila ofron ndihmë për refugjatët palestinezë; e njohu në mënyrë të njëanshme Kudsin si kryeqytetin e Izraelit dhe e mbylli zyrën e Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO) në Washington, e cila de fakto shërbente si ambasada palestineze në Amerikë.

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe e kanë refuzuar planin e SHBA-së, duke thënë se pa u dhënë të drejtat ligjore të palestinezëve, këto plane nuk do të sjellin asnjëherë paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit