Shpërthim në Idlib, 15 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 15 civilë kanë humbur jetën ndërsa 30 të tjerë janë plagosur në shpërthimin e ndodhur në Jisir as-Shughur, Idlib, në veriperëndim të Sirisë.

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, në qendrën e Jisir as-Shughur ka ndodhur një shpërthim, shkaku i së cilës ende nuk dihet.

Drejtori i Mbrojtjes Civile të Idlibit (Helmetat e Bardha), Mustafa Hajj Youssef, për AA tha se në shpërthimin në fjalë kanë humbur jetën 15 civilë, ndërsa janë plagosur 30 të tjerë.

Ai shprehu shqetësim se numri i të vdekurve mund të rritet.

Nga shpërthimi është shkaktuar edhe dëm i madh material mbi ndërtesat dhe automjetet përreth.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit