Plani i turizmit në Alpe, KKT mblidhet në Shkodër

Mos i humb

Një ditë pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në Shkodër, po në këtë qytet u bë mbledhja publike e Këshillit Kombëtar të Territorit për planin e turizmit për Alpet shqiptare dhe paketën e projekteve të asaj që Kryeministri Edi Rama e quan “Shkodra Turistike”.

Të premten, Kryeministri njoftoi se është marrë vendimi për shpalljen zonë historike të qendrës së Thethit.

“Kemi miratuar vendimin për shpalljen zonë historike të qendrës së Thethit, një premtim i bërë edhe në fushatë. Edhe rregullorja për mbrojtjen e qendrës dhe të gjitha asaj zone të jetë në mbrojtje”, deklaroi ai.

Sipas shefi të qeverisë, paketa e projekteve do të sjellë investime kulturore dhe sociale në qytetin e Shkodrës.

“Ka nisur me rilindjen urbane, ku është ndërhyrë në disa pika në Shkodër. Është një program me ekspertizë vendase dhe të huaj, një platformë shumë e rëndësishme për investime në zonën Alpeve”, tha Kryeministri Rama./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit