Plotësimi i formularit A1/A1Z, ministrja Kushi tregon datat e aplikimit

Mos i humb

Duke nisur nga sot dhe deri më datën 13, maturantët do të kenë mundësi që të plotësojnë formularin A1/A1Z.  Portali i Maturës Shtetërore për aplikimet online do të jetë i hapur disa ditë për të rinjtë që ende nuk i kanë plotësuar këto formulare.

Lajmin e beri me dije ministrja e Arsimit Evis Kushi përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thekson se portali do të hapet pas kërkesave të shumta nga maturantët.

“Pas kërkesave të shumta të të rinjve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer këtë aplikim në datat 8-13 shtator 202”, shkruan Kushi.

Ky aplikim është vetëm për kandidatët që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e maturës shtetërore dhe plotësojnë formularin për institucionet e arsimit te lartë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit