Po çonte vëllanë në spital, përplaset me makinë, tre të plagosur

Mos i humb

Aksident në rrugën që lidh Fushë-Krujën me Ishmin. Përplasja e dy makinave ka ndodhur në afërsi të fshatit Mazhë.

Dy makina tip ‘Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrin dhe sipas dëshmitarëve okulare janë plagosur tre persona të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Njëri nga të plagosurit është identifikuar si Mëhill Muça 58 vjeç, nga fshati Mallkuç.

Drejtuesi i njërit prej makinave ‘Benz’, atij me targe AA 725 RK nga Ishmi me mbiemër Visha ishte duke dërguar të vëllanë për në spitalin e Krujës dhe po udhëtonte me shpejtësi të madhe.

Si pasojë e shpejtësisë ka goditur ‘Benz-in’ tjetër me targe AA 704 PP me drejtues Mëhill Muçën, duke mbetur të plagosur të tre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit