Pse po e sulmojne oligarket opoziten?
Ne fillim te viteve 80, kartelet e droges ne Kolumbi nisen te aplikojne nje metode te re per te goditur nepunesit e shtetit, qe nuk i korruptonin dot. Denigrimin e tyre ne media permes historive te sajuara per korrupsion apo shkelje te ligjit. Boset e droges nuk kishin problem te blinin mediat dhe as te sajonin histori korrupsioni, keshtu qe ne disa raste strategjia rezultonte efektive. Mafia financiare ne Shqiperi ka nisur te perdore te njejtat metoda.
Sa here qe nje figure publike nga opozita denoncon publikisht me fakte te pakundershtueshme aferat qe mpleksin bizneset e fuqishme, menjehere ne publik leshohen histori te sajuara per ta goditur. Vetem se ne ndryshim nga kartelet kolumbiane, oligarket ne Shqiperi jane me pak te sofistikuar dhe sajojne histori totalisht qesharake.
Rasti me i fundit eshte goditja ndaj deputetit demokrat Agron Shehaj. Ditet e fundit ne treg ka nisur “papritur” te serviret historia e nje vendim te Autoritetit te Konkurrences, qe ka lidhje me nje transaksion mes dy shoqerish Call Center. Transaksioni eshte shitja e kompanise shqiptare CC Tirana e zoteruar nga ish deputeti Shehaj tek gjigandi boteror Comdata.
Pasi transaksioni u paraqit nga vet kompanite ne Autoritetin e Konkurrences, Komisioni i Konkurrences vendosi te mos e klasifikoje ate si perqendrim. Ky eshte vendimi qe mafia financiare po e sponsorizon si bllokimin e nje afere te zeze, qe tentoi te bente ish deputeti Shehaj.
Ne fakt vendimi i Komisionit te Konkurrences, eshte krejt e kunderta. Permes tij Autoriteti i Konkurrences eshte shprehur se meqenese CC Tirana nuk zoteron pjese te ndjeshme ne tregun e Call Centerave ne Shqiperi atehere ky transaksion nuk eshte subjekt miratimi nga Konkurrenca. Pra mund te behet pa marre miratimin e Autoritetit te Konkurrences. Ky eshte ai qe po serviret tinezisht si transkasioni i zi dhe afera e deputetit Shehaj.
Ne fakt sulmet e sajuara ndaj deputetit Shehaj nuk jane te rastesishme. Vitin e fundit ai ka qene nje nga deputet me aktive te opozites ne denoncimin dhe zbardhjen me fakte te pakundershtueshme te disa prej aferave me te medha korruptive ne vend. Qe nga zbulimi i Skandalit te Unazes, ku u kurseu taksapaguesve shqiptare te pakten 5 milione euro e deri tek afera e fiskalizimit dhe denonncimi i shume tendera fiktive te cilet perfitohen nga te njejtit njerez. Pikerisht nga keto denoncime kane nisur dhe disa nga aksionet me te fuqishme antikorrupsion te opozites.
Eshte nje lufte ku jane ne loje milione euro. Ndaj tashme interesat okulte kane nisur te godasin mbrapsht duke sajuar histori qesharake. Megjithate problemi nuk jane oligarket. As parate qe ata perdorin per te sulmuar publikisht kundershtaret e tyre. Problemi qe ka Shqiperia sot eshte se ne politiken shqiptare zerat si Agron Shehaj jane shume te pakte. Pasi pjesa me e madhe e politikaneve jane ose pupace ose te lidhur ne interesa ekonomike me bizneset e fuqishme. Ose te dyja bashke. Ky eshte problemi.
Nga: Klodian Tomorri