Po ndërtonte objekt pa leje në tokë shtetërore, pranga 48-vjeçarit nga Mallakastra

Mos i humb

Nje 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Mallakastrës pasi u kap duke ndërtuar një object pa leje në tokë shtetërore. Mësohet se në pranga përfundoi shtetasi B.H 48-vjeç.

NJOFTIMI

U konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje në tokë shtetërore, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është konstatuar duke ndërtuar pa leje një objekt në tokë shtetërore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit