Po punonte tokën e tij, indiani gjen diamantin me vlerë që i ndryshoi jetën

Mos i humb

Lakhan Yadav është një 45-vjeçar indian, jeta e të cilit ndryshoi derisa gjeti një diamant. Ai ishte duke punuar tokën, që kishte marrë me qira muajin e kaluar në Madhya Pradesh, teksa gjeti një gur prej 14.98 karatësh.

Në një moment, Yadav mendoi se guri i çmuar ishte një guralecë, por pasi ia hoqi papastërtitë, ai vuri re se shkëlqente ndryshe.

Menjëherë e dërgoi diamantin për ekzaminim ku u vlerësua me mbi gjashtë milionë rupi, derisa e shiti më pas në ankand.

“Kjo ndryshoi jetën time”, tha ai për Times of India.

Yadav u shpreh se ai do t’i shfrytëzonte këto para për t’ju siguruar fëmijëve të tij një arsimim të mirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit