Po tentonte të kultivonte kanabis, arrestohet 35-vjeçari në Mamurras, në banesë i gjendet dhe një automatik

Mos i humb

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili po tentonte të mbillte drogë. Ndërkohë që në banesë i gjendet dhe një automatik me municione.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Marvalak”, Mamurras, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike shtetasi Xh. K., 35 vjeç, banues në Mamurras, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në territorin përreth, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit