Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Maliq

Mos i humb

Dy shtetas janë kapur sot, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pasi po transportonin dy emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë, 37-vjeçari me iniciale A.Gj. dhe 50-vjeçari me iniciale L.S. u kishin premtuar refugjatëve kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian, kundrejt parave.

Rastet, ku shqiptarët tentojnë të transportojnë emigrantë të paligjshëm në vendi tonë, janë raportuar shpesh në media, gjatë muajve të fundit. Kryesisht, shtetasit nga vendet e Lindjes së mesme përdorin Shqipërinë si vend tranzit, për të shkuar më pas në shtetet e BE-së.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat” në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Gj., 37 vjeç dhe L. S., 50 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e policisë, kanë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, në Maliq, shtetasin A. Gj., me mjetin tip “Renault”, duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezultoi se bashkëpunëtor me 37-vjeçarin, në këtë aktivitet kriminal, ishte edhe shtetasi L. S., i cili u kap në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 17.11.2020, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit