“Po vjen dita kur unë do të hesht”, anija kozmike në Mars drejt përfundimit të misionit

Mos i humb

Pajijsja hapësinore e NASA-s në Mars, Insight Lander, së shpejti përfundon misionin 4-vjeçar.

Anija ka grumbulluar një sasi të madhe pluhuri në panelet diellore që ka vështirësuar prodhimin e energjisë duke e bërë thuajse të pamundur vazhdimin e mëtejshëm të hulumtimit.

Shkencëtarët do të shfrytëzojnë sa më shumë të munden Lander përpara se t’i mbarojë karburanti. Fatkeqësisht, i kanë mbetur vetëm disa javë.

“Po vjen dita kur unë do të hesht, duke i dhënë fund 4 viteve tokësore (më shumë se 2 në Mars) të studimit të planetit të kuq. Ndërsa koha ime në Mars përfundon, skuadra po ndihmon shkencëtarët të përfitojnë sa më shumë nga gjithçka unë kam grumbulluar”, shkruhet në faqen zyrtare të agjencisë hapësinore.

Prej kur anija është ulur në sipërfaqen e planetit në Nëntor 2018 ka hedhur dritë mbi shtresat e brendshme të Marsit, përfshirë bërthamën e lëngshme, lëndët e kores apo tërmetet. Së fundmi, Lander zbuloi një krater gjigand të shkaktuar nga goditja e një meteoroidi.

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit