Poliçan/ Procedohet penalisht 56-vjeçari, dyshohet të jetë prerë në mënyrë të paligjshme

Mos i humb

Një 56-vjeçar është proceduar penalisht policia në Poliçan sepse u kap duke transportuar, lëndë drusore që dyshohet të jetë prerë në mënyrë të paligjshme.

“Në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë, në fshatin Vojak, kanë kapur në flagrancë shtetasin N.H., 56 vjeç, duke transportuar, lëndë drusore që dyshohet të jetë prerë në mënyrë të paligjshme”, njofton policia.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit