
Gazi lotsjellës i hedhur nga Garda e Republikës në drejtim të protestuesve ka prekur edhe disa punonjës policie të cilët janë ndjerë keq dhe janë ulur në shkallët e godinës së kryeministrisë.
Mësohet se pas kësaj situate, policët që janë ndjerë keq janë zëvendësuar me punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit.
Ata kanë tentuar të futen brenda kryeministrisë, por nuk janë lejuar nga garda e cila ka qëlluar me gaz lotsjellës dhe me plumba gome.
Si pasojë e gazit dhe tensioneve disa protestues janë plagosur.




