Policia aksion në Lezhë, arrestohen 5 persona, 3 prej tyre ishin në kërkim për vepra të rënda penale

Mos i humb

Policia e Lezhës ka arrestuar pesë persona, tre prej tyre të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

-A.D.,.48 vjeç,banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka njohur vendimin e Gjykatës Italiane dhe e ka dënuar me 7 vite burgim,nga i cili i ka mbetur dhe 1.8 vite për vepren penale “Trafikim i narkotikëve”.

-F.H.,22 vjeç,banues në Mamurras, i shpallur në kërkim policor, pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E.S.,i kanë vjedhur kartën e bankës shtetasit F.Xh.,dhe kanë mundur të tërheqin një sasi parash.

Gjithashtu, nga sherbimet e Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë lokalizimi ,kapja dhe ndalimi i shtetasit: Gj.B.,53 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë,pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ,për vepren penale “Dhunë në familje”.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-K.P.,18 vjeç,banues në Lezhë.Ky shtetas është kapur në qytet Lezhë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” pa leje drejtimi.

-K.N.,31 vjeç,banues në Kurbin ,pasi është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendjen të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit