Policia aksion në Portin e Durrësit, kontroll një kamioni me banane, sekuestrohet një sasi droge

Mos i humb

Një sasi e madhe droge është zbuluar në një kamion me banane në portin e Durrësit.

Lënda narkotike ishte e ndarë në disa pako.

Dyshohet se ne kamion jane rreth 150 kg kokaine, nga peshimi qe eshte ebre deri tani. Nderkaq mesohet se në pikën e posaçme të kontrollit, ka funksionarë të lartë të policisë.

Kamioni kishte mbërritur në Portin e Durrësit që dy ditë më parë dhe ishte nënë vëzhgimin e autoriteteve për të kapur personin që do të shkonte për të marrë ngarkesën.

Për momentin nuk ka ende të arrestuar dhe nuk dihet as emri i kompanisë që kishte porositur ngarkesën nga Ekuadori.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit