Policia britanike arreston një person për sulm me thikë

Mos i humb

Policia britanike arrestoi një 27-vjeçar sot në mëngjes nën dyshimin për vrasje dhe shtatë akuza për vrasje në tentativë pas një sulmi me thikë të dielën në një lagje të Birminghamit të njohur për jetën e natës.

Policia e Midlands-it perëndimor njoftoi se i dyshuari mbetet në paraburgim pasi u arrestua sot rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Arrestimi pasoi një kërkim të madh policor pas sulmit me thikë në orët e para të së dielës në mëngjes. Policia publikoi pamjet e burrit të cilin e kishin shpallur si të kërkuar nën dyshimin për vrasje.

Një i ri 23 vjeç u vra nga sulmet, kurse një i ri tjetër dhe një grua, të moshës 19 dhe 32 vjeç, janë ende në gjendje të rëndë në spital, pasi morën plagë të rënda me thikë.

Pas arrestimit, Steve Graham, komandant i policisë në Birmingham, tha se një linjë e hetimit “përfundimisht i çoi ata në një adresë në zonën Selly Oak, ku i dyshuari u arrestua mëngjesin e sotëm”.

“Sigurisht që ky është një moment vendimtar, por hetimi ynë vazhdon”, shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit