Kundër bordit të ri në Universitetin e Arteve/ Studentët në Hungari sfidojnë ‘pushtimin’ e Orban me burokraci

Mos i humb

Emërimi i bordit të ri në Univeristetin e arteve në Hungari, ka bërë që me mijëra njerëz të protestojnë kundër qeverisë nacionaliste të vendit, e akuzuar për okupim të tij, pasi një nga aletatët më të ngushtë të Viktyor Orban do ta drejtojë institucionin.

Studentët e kanë “pushtuar” kampusin që javën e kaluar. Universiteti është institucioni i shtatë që transferohet në kontrollin e fondacioneve private ku bordi i drejtorëve zgjidhet nga qeveria, por zyrtarët kundërshtojnë akuzat se një praktikë e tillë kufizon lirinë e shprehjes dhe pohojnë se privatizimi privatizimi i universiteteve do ti bëjë ata më konkurrues. Demonstruesit kërkojnë autonomi për shkollën dhe liri për përpjekjet artistike dhe arsimimin.

Universiteti i Arteve të Teatrit dhe Filmit ka eduakuar disa nga emrat më të mëdhenj të kinemasë hungarez. Kreu i ri i bordit, Attila Vidnyanszky, tha të martën se ishin të hapur për dialog, por që do të dëshirontë të kishte një mendim ndryshe nga studentët, duke shtuar se klasat ekzistuese do të mbaheshin me një theks të vendosur mbi patriotizmin dhe krishterimin. Frika për lirinë artistike dhe akademike në vend është përshkallëzuar vitet e fundit.

Në vitin 2019, Universiteti i Evropës Qendrore në Budapest zhvendosi shumicën e kurseve të tij në Vjenë pas një beteje ligjore të nisur nga Orban. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit