Policia e Kosovës sërish kapë mall kontraband nga Serbia

Mos i humb

Policia e Kosovës ka hasur përsëri në kontrabandë.

Të enjtën, pak para mesnate, patrulla kufitare ka ndaluar 2 vetura të cilat dyshohet se po kontrabandonin fidanë nga Serbia.

Në veturën e parë, ishin të ngarkuara 650 fidanë arra, 350 fidanë kumbulla dhe 120 fidanë boronicë.

Ndërsa në veturën e dytë të ndaluar nga policia gjithashtu ishin të ngarkuara rreth 400 fidanë arra, 300 fidanë kumbulla dhe 120 fidanë boronicë.

Sipas raportit të policisë, dyshohet se këto fidanë janë sjell përmes rrugëve alternative nga Serbia, duke iu shmangur taksave doganore.

Me urdhër të prokurorit, automjetet me mallin e dyshuar dërgohen në terminalin doganor, ndërsa të dyshuarit janë liruar.

Vazhdimisht patrulla kufitare e Policisë së Kosovës po has në tentime të ndryshme për kontrabandim të mallrave kryesisht në pjesën veriore të Kosovës, e ky fluks i kontrabandës është rritur që nga vendimi për taksën 100 për qind për mallrat serbe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit