Policia federale do të zëvendësojë ushtarët në rrugët e Brukselit

Mos i humb

Ushtarët të cilët pas sulmeve terroriste në Bruksel në vitin 2016 filluan të patrullojnë nëpër rrugët e qytetit do të zëvendësohen nga pjesëtarët e policisë federale.

Ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Steven Vandeput, deklaroi se policia federale do të marrë detyrën në shtator.

Vandeput theksoi se ndryshimi nuk do të dëmtojë situatën e sigurisë dhe se ushtarët do të vazhdojnë të patrullojnë në pikat strategjike mes të cilave janë ambasadat dhe institucionet ndërkombëtare.

Masat e larta të sigurisë në Bruksel u morën pas sulmeve terroriste mbi stacionin e metrosë dhe aeroport më 22 mars të vitit 2016. Gjatë sulmeve humbën jetën 32 persona, ndërsa 270 të tjerë u plagosën. Përgjegjësinë për këto sulme e mori organizata terroriste DEASH./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit