Policia franceze zhvendos migrantët në strehimore të përkohshme

Mos i humb

Rreth 1.600 migrantë të parregullt, që jetojnë jashtë kryeqytetit francez Paris, u transferuan në salla sportive nga një operacion të policisë franceze.

Mediat lokale raportojnë se migrantët që strehohen përkrah rrugëve dhe nën ura në lagjen Chapelle dhe komunën Saint-Denis u evakuuan në një operacion policor.

Shefi i policisë në Paris, Didier Lallament, tha se ata nuk do të lejojnë formimin e një kampi të ri në zonë.

Dje, ministri francez i Punëve të Brendshme, Christophe Castaner, tha se migrantët e parregullt që jetojnë në kampe të improvizuara në lindje të Parisit do të evakuohen deri në fund të vitit.

Castaner po ashtu tha se vendi do të krijojë tre qendra të reja të ndalimit për migrantët e parregullt dhe do të përmirësojë kërkesën e nivelit gjuhësor për nënshtetësi.

Administrata franceze shpesh kritikohet për keqtrajtim të migrantëve të parregullt, zhvendosjen e tyre në strehimore të përkohshme për një periudhë të caktuar dhe për largimin e tyre përsëri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit