Policia: Funksionim normal i sistemeve, masa për siguri kibernetike

Mos i humb

Policia e Shtetit reagoi sot lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik.

Policia e Shtetit sqaroi opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim.

Sipas njoftimit, sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht.

Pak pas mesditës së sotme, në medie dhe rrjetet sociale qarkulluan njoftime për sulm kibernetik dhe një urdhër të Policisë së Shtetit për strukturat e veta për fikjen e kompjuterëve në përdorim.

Reagim i Policisë së Shtetit:
Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim.
Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht.

Kjo nuk është hera e parë kur Policia e Shtetit bie pre e sulmeve, apo dhe institucione të tjera, ndërsa precedenti i rëndë është ai me sistemin TIMS.
Gjithashtu, 3 vitet e fundit Shqipëria është përballur me sulme të vazhdueshme kibernetike duke nxjerrë jashtë funksionit disa herë portalet qeveritare dhe për rrjedhojë të dhënat sensitive të qytetarëve janë marrë dhe bërë publike.
Pas këtyre sulmeve dyshohet se fshihen hakera iranianë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit