Policia izraelite arreston 9 palestinezë

Mos i humb

Policia izraelite gjatë bastisjeve në Kudsin Lindor sot ka arrestuar nëntë palestinezë nga shtëpitë e tyre.

Policia, në një deklaratë të shkurtër, tha se të arrestuarit dyshohen se “po kryejnë aktivitete për forcat e sigurisë së Autoritetit Palestinez”.

Izraeli nuk lejon që shërbimet palestineze të sigurisë të operojnë në Kudsin Lindor, por banorët palestinezë të qytetit punojnë për agjencitë në qytete tjera të Bregut Perëndimor.

Palestinezët theksojnë se autoritetet izraelite kanë forcuar masat e tyre kundër palestinezëve në Kuds që kur presidenti amerikan Donald Trump njohu qytetin si kryeqytetin e Izraelit në fund të vitit 2017.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit