Kriza në Bjellorusi/ Manifestime të reja kundër dhe pro presidentit Lukashenko

Mos i humb

Në Minsk, mijëra njerëz protestuan përsëri kundër rizgjedhjes së Presidentit Aleksandër Luakashenko me rreth 80 % të votave, rezultat që sipas opozitës është i manipuluar.

Protesta u organizua pavarësisht arrestimeve dhe dënimeve të aktivistëve dhe anëtarëve të opozitës javët e fundit.

Disa kilometra larg, edhe mbështetës të presidentit dolën në rrugë duke hedhur parulla në favor të Bjellorusisë dhe presidentit Lukashenko, të cilin përkrahësit e tij e quajnë  “Batka”, që do të thotë “baba”.

Gjithashtu shumë grupime mësuesish kanë protestuar kundër dhunës së policisë javët e fundit dhe kanë bërë thirrje për ndalimin e kërcënimeve

Zgjedhja e diskutueshme e presidentit më 9 gusht ka ngjallur protesta nga mijëra qytetarë që nga dita e votimit. Represioni i dhunshëm i policisë nuk i ka ndaluar ata. Rreth 200,000 njerëz dolën në rrugë në kryeqytet gjatë dy fundjavave të kaluara në një mobilizim masiv gjë e cila detyroi qeverinë të tërhiqej nga vendimi për moslejimin e tyre.

Bashkimi Europian i ka quajtur zgjedhjet presidenciale “jolegjitime” dhe ka njoftuar sanksione ndaj Lukashenko-s. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen tha se ajo ishte ‘e mahnitur nga guximi i popullit në Bjellorusi’.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit