![]()
Forcat e policisë izraelite kanë arrestuar ministrin e Çështjeve të Kudsit të Qeverisë së Palestinës, Fadi al-Hadami.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, policia izraelite ka arrestuar Hadami-n gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë bëhet e ditur se policia izraelite ka ushtruar kontroll në shtëpinë e ministrit dhe ka konfiskuar telefonin e tij celular.
Lidhur me ngjarjen policia izraelite ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë.


