Policia jep detaje për djegien e autobusit

Mos i humb

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 09:00, ka pranuar informatën se një autobus është duke u djegur në rrugën Prishtinë- Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Zjarri është lokalizuar, nuk ka asnjë person të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, autobusi është djegur tërësisht”, thuhet në një njoftim të policisë.

Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit