Policia merr masat e nevojshme për vizitën e Vuçiçit

Mos i humb

Policia e Kosovës ka njoftuar se për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, Aleksandar Vuçiç, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Kështu ka thënë për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka shtuar se në të gjitha rastet kur ka të bëjë me vizita zyrtare të delegacioneve apo personaliteteve të ndryshme në Republikën e Kosovës.

Përndryshe, sipas mediave serbe, Vuçiq është planifikuar ta nis vizitën me shkuarjen te manastiri i Banjskës.

Ndërsa, para dite Vuçiq do të takojë zyrtarët serbë të Kosovës në Fakultetin Teknik të Universitetit paralel të Prishtinës në Mitrovicë.

Vuçiç pasdite e të shtunës do të bisedojë me qytetarë të Laplasellës në Shtëpinë e Kulturës.

Mediat më herët kanë njoftuar se Vuçiç në Mitrovicë do të vë kurorë në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviç, por gjithashtu ishte përmendur edhe qëndrimi i tij në Graçanicë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit