Policia në Hong Kong arrestoi 420 protestues

Mos i humb

Policia në Hong Kong nga 9 qershori ka arrestuar 420 demonstrantë nën akuzat për shkaktim të trazirave, tubime të paligjshme, posedim armësh, sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe pengim të operacionit policor.

Zëdhënësi i policisë, Yolanda Yu Hoi-kwan, deklaroi se policia gjatë protestave disa javore ka shkrepur mbi 300 plumba jo vdekjeprurëse dhe ka përdorur rreth 1.000 herë gaz lotsjellës.

Yu theksoi se në trazira janë lënduar 139 policë, prej tyre dy edhe më tej janë në kurim për frakturat e eshtrave.

Ai shtoi se protestuesit hodhën bomba benzine mbi ta gjatë trazirave.

Ndonëse tubimet pro-demokratike në përgjithësi kanë qenë paqësore, kohët e fundit gjithnjë e më shumë janë kthyer në përleshje të ashpra me policinë, pasi grupet e protestuesve nuk pranuan të shpërndaheshin në një kohë të caktuar.

Protestuesit kërkojnë shpërndarjen e pushtetit legjislativ, hetim të përdorimit të forcës policore në protesta dhe demokraci të plotë në këtë rajon të posaçëm administrativ të Republikës Popullore të Kinës, e cila funksionon si shtet i veçantë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit