Trump apelon për unitet në reformën e imigracionit

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u ka bërë thirrje demokratëve dhe republikanëve në Kongres që të bashkohen për një reformë imigracioni pas dy masakrave në Teksas dhe Ohio.

Të shtënat gjatë fundjavës në El Paso dhe Dayton, ku u vranë 30 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, u kryen nga dy qytetarë të bardhë të SHBA-ve të identifikuar si Patrick Crusius dhe Connor Betts dhe jo si emigrantë në SHBA.

“Ne nuk mund t’i lëmë të vrarët së koti të vdesin në El Paso, Texas dhe Dayton, Ohio. Gjithashtu edhe të plagosurit rëndë. Ne kurrë nuk mund t’i harrojmë ata dhe shumë të tjerë para tyre”, shkroi Trump në llogarinë e tij në twitter.

“Republikanët dhe demokratët duhet të bashkohen dhe të bëjnë shqyrtime të forta të sfondit, ndoshta duke përkrahur këtë legjislacion me një reformë të domosdoshme të imigracionit”, shtoi Trump.

Trump tërhoqi kundërshtime dhe kritika nga përdoruesit e mediave sociale të cilët akuzuan presidentin amerikan për “legjitimimin” e motivit të të dyshuarve.

Më tej, Trump tha se “lajmet e rreme” në SHBA kanë “kontribuar shumë në zemërimin dhe mllefin që është krijuar gjatë shumë viteve”.

“Mbulimi i lajmeve duhet të fillojë të jetë i drejtë, i ekuilibruar dhe i paanshëm, ose këto probleme të tmerrshme vetëm do të përkeqësohen”, tha Trump.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit