Policia në këmbë, çfarë po ndodhë në Serbi?

Mos i humb

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar sot 97 persona. Siç raportojnë mediat serbe, këta persona dyshohen se kanë kryer veprat penale vjedhje e rëndë dhe grabitje.

Ky aksion i madh policor është zhvilluar në Beograd, Kragujevc, Novi Pazar, Leskovc, Pirot, Pozharevc, Jagodinë, Prokuplje etj.

Këta persona dyshohen se kanë kryer më shumë se 300 vjedhje të rënda para një kohe.

Për këto veprime, ndaj të dyshuarve janë ngritur kallëzime penale. Si dëshmi ndaj tyre janë sekuestrua katër vetura, një motor, një skuter, një pikturë, shumë telefona celular, SIM kartela, dy kompjuter, mobilie të ndryshme dhe pajisje teknike që janë vjedhur nëpër banesa e shtëpi të ndryshme./Kosva Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit