
Policia e Kamzës ka parandaluar vrasjen e dy personave, falë ndërhyrjes në kohë të saj. Burimet zyrtare raportojnë se janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, si dhe bllokohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, që dyshohet se do ta përdorin dy të arrestuarit ndaj dy shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.
Gjithashtu falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit Kallashnikov me dy karikatorë me fishekë, me të cilën këta dy shtetas dyshohet se do vrisnin dy shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt. Po në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe automjeti i autorëve të kësaj ngjarjeje tip Porsche Cayenne.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur ne tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Top Channel


