Policia po e kërkon Gruevskin në çdo cep të Maqedonisë

Mos i humb

Kosova Post ka mësuar se pas lëshimit të urdhërarrestit për Nikolla Gruevskin, policia maqedonase është vënë në ndjekje dhe pritet arrestimi me forcë i tij. Pritet që ai të dërgohet në mbajtje të burgut aty për aty.

Më parë, ish kryeministri maqedonas nuk është paraqitur në burgun e Shutkës për të mbajtur masën e burgimit prej dy vite që i shqiptoi Gjykata Penale për rastin “Tanku”.

Nëse burgoset Gruevski, ky do të jetë hapi vendimtar dhe më i madhi në Maqedoni në ndjekje të gjithë atyre që kanë thyer ligjin dhe akuzohen për korrupsion dhe vepra tjera kriminale./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit