Policia Rrugore “me dorë të hekurt” në Elbasan, arreston 4 shoferë, qindra gjoba

Mos i humb

Elbasan – 4 shoferë janë arrestuar nga policia rrugore për shkak se akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore.

Gjithashtu, policia raporton se ka pezulluar 26 leje drejtimi, nga të cilat: 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 14 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar.

Nga ana tjetër janë vendosur 693 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-12 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
-19 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-12 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-285 masa për parakalime të gabuara;
-14 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;
-135 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
-2 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
-214 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit