Policia australiane ka sekuestruar MDMA me vlerë miliona dollarë, e njohur zakonisht si ekstazi, nga një anije mallrash, njoftoi sot Policia Federale Australiane (AFP).
“Rreth 120 kilogramë MDMA, me vlerë rreth 6,6 milionë dollarë australianë (4,3 milionë dollarë amerikanë), u gjetën brenda gjashtë furgonëve në bordin e anijes së ankoruar në Australinë Perëndimore në muajin shkurt”, tha policia.
“Anija kishte ardhur nga Evropa”, tha komandanti në detyrë i AFP, Peter Hatch.
Policia po punon me partnerët ndërkombëtarë për të gjetur përgjegjësit.
“Ky komplot importimi kërkon një planifikim dhe përfshirjen e shumë personave”, tha Hatch.
Komandanti në detyrë i Forcave Kufitare Australiane, James Payne, tha se “ky ishte një tjetër demonstrim i një përpjekjeje të guximshme për të fshehur importimin e një droge të rrezikshme që ishte penguar nga autoritetet”.