Policia Turke vazhdon trajnimet për Policinë e Shqipërisë

Mos i humb

Policia e Republikës së Turqisë vazhdon kurset e trajnimit për punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë dhe të drejtorive vendore në fusha të ndryshme.

Trajnimi i fundit me temë “Metodat e luftës kundër radikalizmit që i hap rrugë terrorizmit” është realizuar në muajin dhjetor për disa ditë, ndërsa sot është organizuar ceremonia e ndarjes së certifikatave për 25 punonjës të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shqipërisë.

Në ceremoninë e organizuar në Akademinë e Sigurisë në Tiranë ishin të pranishëm zv/ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Bas, drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shqipërisë, Gledis Nano, përfaqësuesit e Policisë Turke, etj./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit