“Polonia, Hungaria dhe Çekia kanë shkelur ligjet e BE-së me mospranimin e refugjatëve”

Mos i humb

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED), ka vendosur se Polonia, Hungaria dhe Çekia kanë shkelur ligjet e BE-së për shkak se nuk kanë pranuar refugjatët të cilët duhet t’i merrnin në kuadrin e programit të rivendosjes.

Me qendër në Bruksel, GJED e cila është gjykata më e lartë e BE-së, në vendimin e saj të njoftuar, tha se ka gjetur në kundërshtim me ligjin mospranimin e refugjatëve nga vendet në fjalë të cilat në kuadrin e programit të rivendosjes duhet të pranonin një numër të caktuar të refugjatëve të ardhur në Itali dhe Greqi.

Gjykata ka refuzuar mbrojtjen e bërë nga Polonia, Hungaria dhe Çekia dhe ka theksuar se është papranueshme që këto vende të mbyllin dyert ndaj refugjatëve me arsye të tilla si për “sigurinë e brendshme” ose që “rivendosja nuk është funskionale”.

Në vendimin e gjykatës thuhet se në fillim Polonia dhe Çekia ranë dakord të pranojnë përkatësisht 100 dhe 50 migrantë, por që në praktikë ata dështuan. Sipas kësaj Çekia pranoi vetëm 12 persona, ndërsa Polonia nuk dëshironte asnjë prej tyre. Ndër të tjera theksohet se as Hungaria nuk ka pranuar të marrë refugjatë.

Këshilli i BE-së, në vitin 2015 kur u shënua rrjedha e migrantëve, vendosi shpërndarjen në vendet anëtare të 120 mijë refugjatëve që hynë nga kufijtë e jashtëm të saj dhe zbatimin e kuotave për vendet anëtare. Por disa vende anëtare kundërshtuan zbatimin e kuotave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit