Pompeo dhe mbreti saudit diskutojnë mbi çështjet rajonale

Mos i humb

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, sot në kryeqytetin saudit Riad është takuar me mbretin saudit, Salman bin Abdulaziz, për të diskutuar zhvillimet më të fundit rajonale, bëri të ditur Agjencia Zyrtare saudite e Shtypit, (AA).

Në takimin u trajtuan “marrëdhëniet midis dy vendeve, ngjarjet e përgjithshme rajonale dhe ndërkombëtare, pozicioni i dy vendeve dhe përpjekjet e bëra drejt tyre”.

“I kënaqur të kthehem në Riad për të diskutuar angazhimin e fortë të qeverisë amerikane për sigurinë e Arabisë Saudite dhe nevojën e vazhdueshme për të qëndruar së bashku për të kundërshtuar sjelljen malinje të Iranit në rajon”, shkroi Pompeo në Twitter.

Vizita e Pompeos përqendrohet në diskutimet mbi sigurinë rajonale, ekonominë dhe me shumë gjasa të drejtat e njeriut siç është ajo e mjekut saudit-amerikan Walid Fitaihi.

I arrestuar në nëntor të vitit 2017, Fitaihi u la i lirë në pritje të gjykimit në korrikun e kaluar. Qeveria saudite raportohet se sekuestroi pasaportat amerikane të gruas së mjekut dhe gjashtë fëmijëve të tij.

Fitaihi u arrestua si pjesë e fushatës së famshme të ndalimit të Ritz-Carlton në nëntor të vitit 2017, e cila kishte në shënjestër princat dhe biznesmenët, si dhe ish-zyrtarët aktualë në Mbretëri.

Arabia Saudite zakonisht mohon keqtrajtimin e të arrestuarve dhe thekson përkushtimin e saj ndaj ligjit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit