Koreja e Veriut nuk po ecën drejt denuklearizimit, e këtë e pranon edhe Sekretari amerikan i Shtetit.
Duke folur në një samit për sigurinë aziatike, në Singapor, Pompeo tha se duhet bërë ende shumë punë për një Penian pa armë bërthamore.
Komentet e tij vijnë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se, presidenti Donald Trump ka marrë një letër nga udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un, të cilës edhe i është përgjigjur.
Korrespondenca vjen pas takimit të tyre në muajin qershor dhe vlerësimeve optimiste të Trumpit se gadishulli Korean do të denuklearizohet.
Trump e falënderoi Kim Jong-unin për “letrën e bukur” dhe tha se mirëpret një takim tjetër “së shpejti”. Shtëpia e Bardhë nuk dha detaje mbi përmbajtjen e letrave të shkëmbyera.
Top Channel