Porsche tërheq mbi dy mijë automjete luksozë në Kinë

Mos i humb

Kompania Porsche nga tregu i Kinës ka tërhequr mbi dy mijë automobila për shkak të defektit të airbagëve.

Prodhuesi gjerman i autobilëve luksozë do të tërheqë makinat me kërkesë të Zyrës kineze të Kontrollit Shtetëror të Tregut.

Nga tregu i vendit më të populluar të botës, Porsche do të tërheqë modelet Panamera dhe Boxter të cilat janë prodhuar në katër vitet e fundit.

Pronarët e modeleve në fjalë më 8 nëntor në serviset e autorizuara në Kinë do të munden pa pagesë të bëjnë riparimin e defektit të airbagëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit