Portugali, pezullohen 5 policë me pretendimet për torturim të punëtorëve imigrantë

Mos i humb

Pesë nga shtatë oficerë të policisë ushtarake portugeze të akuzuar për poshtërim, rrëmbim dhe torturim të punëtorëve imigrantë u pezulluan përkohësisht të premten, sipas agjencisë portugeze të lajmeve Lusa, transmeton Anadolu Agnecy (AA).

Oficerët e GNR-së (Garda e Republikës Kombëtare) akuzohen për gjithsej 33 krime kundër imigrantëve, kryesisht nga Bangladeshi, Nepali dhe Pakistani.

Abuzimi i dyshuar rutinë ka ndodhur në komunën e Odemira-s, e cila mbështetet te punëtorët imigrantë nga Azia për mbledhjen e të korrave.

Pranverën e kaluar, Odemira gjithashtu ishte në qendër të vëmendjes kombëtare për një shpërthim të madh të rasteve me COVID-19 që vuri në pah kushtet e këqija të jetesës së imigrantëve, të cilat kryeministri portugez Antonio Costa i quajti “një shkelje të ashpër të të drejtave të njeriut”.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, provat e filmuara nga të akuzuarit dhe të transmetuara nga CNN Portugal dhe transmetuesi lokal TVI, tregojnë një grup oficerësh të policisë ushtarake të përfshirë në ngacmimin e imigrantëve.

Një nga videot tregon se si policia detyroi një viktimë të thithte sprej piper përmes një matësi të rremë të alkoolit, ndërsa ata qeshin dhe e ofendojnë atë në vitin 2019.

Një video tjetër tregon policinë duke goditur duart e imigrantëve me vizore dhe duke i detyruar ata të bëjnë pompa ndërsa i godiste. Imazhet e tjera tregojnë policinë duke goditur një viktimë dhe duke lënë një tjetër të gjakosur.

Kur këto rrëfime shpërthyen për herë të parë në fund të dhjetorit, forca e policisë ushtarake të Portugalisë tha se kishte denoncuar më parë pesë oficerë në vitin 2018 për agresione kundër indonezianëve. Ata gjithashtu konfirmuan se tre nga shtatë të akuzuarit në skandalin e fundit ishin përsëritës.

Kryeministri dhe presidenti portugez kanë premtuar se drejtësia do të vihet në vend kësaj radhe. Megjithatë, organizata si SOS Racismo thonë se ky nuk është një incident i izoluar.

Në një deklaratë, organizata vuri në dukje rastin e Ihor Homeniuk, të cilin oficerët e rrahën për vdekje në aeroportin e Lisbonës, dhe emëroi dy burra të tjerë që vdiqën në mënyrë të dyshimtë në një burg të Lisbonës.

“Forcat e sigurisë nuk mund të jenë instrument i milicive të ekstremit të djathtë dhe të organizuar për të sulmuar imigrantët. Ne nuk mund t’i lëmë të pandëshkuara ksenofobinë, abuzimin dhe dhunën policore”.

Sipas CNN Portugal, autoritetet ende nuk kanë qenë në gjendje të denoncojë dy oficerët e tjerë të akuzuar të policisë ushtarake.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit